Vazhdojnë zjarret në Kanada, dyfishohet numri i të evakuuarve në provincën e prekur

Zjarret në pyjet e provincës perëndimore të Kanadasë, British Columbia, u intensifikuan të shtunën. Po ashtu, u dyfishua edhe numri i njerëzve për evakuim sa ishte i një dite më parë, pasi autoritetet paralajmëruan për ditë të vështira në vijim.

Provinca ka shpallur  gjendjen e jashtëzakonshme të premten për të pasur fuqi të përkohshme për të trajtuar rreziqet e lidhura me zjarrin, pasi zjarret jashtë kontrollit shpërthyen në brendësi të, British Columbia, duke mbyllur pjesërisht disa seksione të një autostrade kryesore midis bregut të Paqësorit dhe pjesës tjetër Kanadanë perëndimore, dhe ka shkatërruar shumë prona.

“Situata aktuale është e zymtë,” u tha gazetarëve të shtunën kryetari i provincës, Daniel Eby, duke thënë se rreth 35,000 njerëz ishin nën një urdhër evakuimi dhe 30,000 të tjerë ishin nën një alarm evakuimi.

Eby tha se provinca ka nevojë të madhe për strehim për të evakuuarit dhe zjarrfikësit dhe urdhëroi një ndalim të udhëtimeve jo thelbësore për të vënë në dispozicion më shumë strehimin e përkohshëm. Zyrtarët u kërkuan gjithashtu banorëve që të shmangin përdorimin e dronëve në zonën e zjarrit, duke thënë se kjo mund të pengojë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Zjarri është përqendruar rreth Keloëna, një qytet rreth 300 kilometra  në lindje të Vankuverit, me një popullsi prej rreth 150,000 kilometra. Zjarret në pyje nuk janë të rralla në Kanada, por ky sezon llogaritet si më i keqi atje ndonjëherë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 4.2 ka ndodhur në Turqi, gjegjësisht në pjesën lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.…
Më tepër
Total
0
Share