Vazhdon edhe ditën e sotme bllokimi i disa prej prej udhëkryqeve kryesore të Shkupit nga ana e protestuesëve nga kompanitë private të autobusëve, të cilëve iu ndërpre kontrata nga ana e Qytetit të Shkupit.
Partitë politike vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën si fajtore të kësaj situate të krijuar.
Nga LSDM bëjnë thirrje që VMRO t’i ndalojë protestat, duke e cilësuar kreun e saj si “përgjegjës për bllokadat dhe kaosin që po i ndodh Shkupit”, përcjell Klan Maqedoni.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE i kanë të gjitha mekanizmat për t’i dhënë fund bllokadës dhe këtë duhet ta bëjnë menjëherë. Mickoski duhet të mbulohet me turp për gjithçka që po i bën qytetit të tij, bashkëqytetarëve të tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia