Digjet autoambulanca në Kumanovë

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Një automjet i emergjencës në Kumanovë është djegur në rrugën Tode Mendol, përcjell KlanM.

MPB-ja ka bërë të ditur se zjarri në automjetin në pronësi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë ka ndodhur në momentin që ka qenë në lëvizje.

Në terren kanë dalë zjarrfikësit e Kumanovës, ndërsa në shuarjen e zjarrit ka ndihmuar edhe shoferi i ambulancës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa autoritetet kanë kryer procedurat e nevojshme hetimore.

“Sot rreth orës 10:30 derisa ka qenë në lëvizje autoambulanca e Shtëpisë së Shëndetit, nga shkaqe të pa njohura ka filluar të del tym në pjesën e përparme. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur ekipi i njësitit të zjarrëfikësve dhe për një kohë të shkurtër kanë normalizuar situatën. Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëmtim i autoambulancës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë./KlanMacedonia
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share