Kovaçevski: Më 15 shtator nis skriningu dypalësh me BE-në

SKRININGU PLANIFIKOHET TË ZGJASË 16 MUAJ

Më shumë institucione publike në vend përgatiten për “skriningun” e Bashkimit Evropian, që do të fillojë në mes të këtij muaji. Ai paraqet analizë të gjendjeve në të gjitha fushat në vend, por edhe prezantim i akteve kyçe juridike me të cilat duhet të harmonizohet ligjdhënia vendase, në mënyrë që të vërtetohet pikënisja për negociatat e mëtejshme aderuese. Një pjesë e të punësuarve në sektorin publik do të udhëtojnë në Bruksel, ndërsa në institucionet tjera priten vizita nga ekipet e BE-së.

Institucionet shtetërore e kanë orarin sipas të cilit nga 15 shtatori do të fillojë skriningu dypalësh me BE-në, përkatësisht skanimi i shkallës së evropianizimit të jurisprudencës vendase. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Radio Televizionin Serb thotë se gjatë ditëve në vijim do të prezantohet struktura negociuese për këtë proces.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tashmë po ekipohen strukturat në Sektorin për integrime evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane. Me kalimin e kohës do të kthehet kredibiliteti i Bashkimit Evropian, sepse tashmë e kemi filluar procesin dhe për këtë shkak një numër i madh i ekspertëve, institucioneve dhe sektori joqeveritar do të jenë të përfshirë në procesin negociues,” deklaroi për RTS Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Punonjës të shumë institucioneve përgatiten për përgjigje sa më të detajuara në të gjitha pyetjet që do t’u parashtrohen në Bruksel, ku një pjesë do të udhëtojnë këtë muaj. Skriningu planifikohet të zgjasë 16 muaj, ndërsa më pas pritet plotësimi i detyrës tjetër të vendosur për Maqedoninë e Veriut, ndërsa këto janë ndryshimet kushtetuese, si kusht nga Bullgaria fqinje.

“…Kjo është përshfshirja e një pjese të popujve tjerë që jetojnë në shtetin tonë dhe interesim kanë shprehur populli kroat, malazez, bullgar, megjithatë edhe të tjerë siç është ai hebre, që tashmë ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e Kushtetutës. Ekzsitojnë shtete në BE që kanë edhe nga 25 popuj në Kushtetutën e tyre, ndërsa ne tashmë kemi popuj të tjerë në Kushtetutë siç janë populli serb, vlleh, shqiptar, rom dhe të tjerë,” deklaroi për RTS Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Pas plotësimit të këtij kushti, që kundërshtohet ashpër nga VMRO-DPMNE, pa mbështetjen e së cilës ndryshimet nuk do të mund të kalojnë në Kuvend, do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare Shkup-Bruksel, si pragu për hapjen praktike të gjashtë klasterëve për negociatat aderuese./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share