Mickoski: Nuk mjafton vetëm fitorja në zgjedhje – na duhen 61 deputetë!

“BDI-ja PRONARE E QEVERISË, LSDM-ja SHËRBËTORE”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk ka dilema se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një aktiviteti partiak në Shtip, Mickoski bëri të qartë se synon që koalicioni që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja të fitojë 61 deputetë.

“Shumë është e rëndësishme që fitorja të jetë me shumicë në Kuvendin maqedonas. VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet e ardhshme. Por, kjo fitore nuk mjafton nëse është me më pak se 61 deputetë”– deklaroi Mickoski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij, nëse VMRO-DPMNE fiton 61 deputetë, cmimi i LSDM-së dhe BDI-së në skenën politike do të jetë shumë i vogël. Mickoski tha se LSDM-ja nga parti shtetformuese u shndërrua në shërbëtor të BDI-së.

“Ata janë pronarët e vërtetë të qeverisë dhe të LSDM-së. Ata do të dalin dhe do t`u thonë atë që doni ta dëgjoni. Derisa udhëtojnë nga një takim në takim tjetër me qytetarët do t`i numërojnë paratë që i marrin nga pronari i tyre, vetëm për ta përçarë votuesi anti-qeveritar maqedonas” – tha Mickoski.

Edhe pas takimit të fundit të liderëve, por gjatë gjithë paraqitjeve publike, kreu I VMRO-DPMNE-së, është shprehur haptazi dhe kategorikisht për një qeveri ku BDI-ja nuk do të jetë pjesë e saj. Sipas Mickoskit, BDI-ja duhet të shkojë në opozitë, që të reformohet si parti.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share