Vazhdojnë edhe sot alarmet për bomba në disa shkolla të Shkupit

Alarme për bomba të vendosura sot në mëngjes kanë ardhur në disa shkolla të Shkupit, konfirmojnë nga MPB-ja.

Alarme për bomba ka në shkollën fillore “Aleksandar Makedonski” dhe në “Llazo Angellovski” në territorin e Komunës Aerodrom dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair.

Përveç se në shkolla të mesme dhe fillore, alarme anonime për bomba të vendosura në fillim të kësaj jave kishte edhe në institucione dhe qendra tregtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share