Vasalo: Kontaktojmë me opozitën, besojmë do të veprojnë me përgjegjësi

“SKRININGU” NUK ËSHTË VETËM NJË “INÇIZIM RENTGENI”, POR SHUMË I THELLUAR

Bashkimi Evropian nuk do të lejë të vetme RMV-në në krizën energjetike, por nuk do të reagojë në provokimet e vazhdueshme bullgare rreth temave historike. Zv/Abasadori I BE-së në Shkup, XhuLijan Vasalo, dha edhe disa javë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për forcat evropiane ndërkufitare FRONTEX, që do të jetë testi I parë se BE-ja e trajton gjuhën maqdonase si të njëjtë me gjuhët tjera evropiane.

Është e pamjaftueshme që procesi I skriningut RMV-BE të përshkruhet si një “incizim rentgeni” I gjyqësorit vendor – thotë Zv/Ambasadori I BE-së në Shkup, duke shtuar se është një vlerësim shumë më I thellë për kapacitetet dhe afatet për evropeizimin e administratës shtetërore dhe gjithë shoqërisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Skriningu është shumë më tepër se “rentgeni”. Janë çështje të sinqerta për Qeverinë se si planifikon të arrijë drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Xhulijan Vasalo-zv ambasador i BE-së në Shkup.

Mujave të ardhshëm, ekipet evropiane do ta skanojnë thellë vlerësimin se kur RMV-ja tërësisht do t`I transferojë ligjet evropiane në stëpi, ose do të kërkojë kohë shtesë, se sa rregullativa evropiane zbatohen realisht dhe cilat institucione në praktikë do të duhet ta rrumbullaksojnë procesin.

Në pyetjet nëse do të pasojë edhe ndonjë paketë më e pasur evropiane për këtë process, Zv/Ambasadori ka përmendur konkluzionin që e ka Brukseli tashmë një kohë të gjatë – se për këtë janë të domosdosme aftësi menaxheriale në vend, që racionalisht të shfrytëzohen fondet.

Në vërejtjet e gazetarëve se nga Bullgari fqinje nuk kanë të ndalur provokimet dhe kushtëzimet, Vasalo ka përsëritur se për zgjerimin vendoset njëzëri, por se BE-ja I sheh RMV-në dhe Shqipërinë si partner të ardhshëm. Ai ka shtuar se BE-ja ka kontakte të rregullta me opozitën në Shkup, nga e cila pret që të veprojnë me përgjegjësi lidhur me ndryshimet e nevojshme kushtetuese, kusht ky për vazhdimin e negociatave./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share