“Tentim rrëmbimi” / MPB: Policia ka zbardhur plotësisht rastin në Shtip – nuk ka elemente të krimit

Nga MPB njoftuan sot se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rastin e raportuar nga drejtori i shkollës fillore në Karbincë, për tentativë të pretenduar për rrëmbim të një nxënësi dhe është konstatuar se nuk ka elemente të krimit, përcjell KlanM.

“Gjegjësisht, menjëherë pas marrjes së kallëzimit, zyrtarët policorë kanë dalë në terren, janë ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh operativo-taktike në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria e Shtipit, janë zhvilluar biseda me persona të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit, në prezencë të prindërve, por edhe me përfaqësues të shkollës dhe pas veprimeve është gjetur edhe 20-vjeçari, me të cilin është kryer intervista zyrtare në lidhje me rastin. Njëkohësisht nga të gjitha veprimet e kryera dhe provat e marra nuk janë konstatuar shkaqe për ekzistimin e një ngjarje penale. I gjithë materiali dëshmues nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore Publike kompetente dhe Qendrës për Punë Sociale Shtip për veprime të mëtutjeshme me njoftim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share