Derisa funksionarët shijojnë luksin, cdo I treti fëmijë në Maqedoni jeton në varfëri. Reagimi vjen nga “Levica”, sic thonë, të dhënat janë konfirmuar nga UNICEF-i, me të dhëna shqetësuese ku një numër I madh I fëmijëve janë pa mbrojtje shëndetësore, ushqime dhe veshmbathje.
“Maqedonia sipas Kushtetutës është shtet social, por sistemi i egër kapitalit dhe lakmia e elitave politike, tërësisht anashkalojnë këtë përcaktim kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të gjejë zgjidhje për shkurtimin e harxhimeve joracionale të funksionarëve dhe destinimin e tyre për të shkatëruar varfërinë e fëmijëve. Një shtet ku çdo i treti fëmijë jeton në varfëri, domosdoshmërisht duhet të zbatojë reforma tatimore, të bëjë rishpërndarjen e mjeteve buxhetore dhe të mundësojë mundësi të barabarta dhe jetë dinjitoze për çdo fëmijë” – thuhet në reagimin e “Levicës”