Vankovska: Me kushtetutë të re të shfuqizohen ”Ohri”, ”Prespa” dhe traktati me Bullgarinë!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Të shfuqizohen Marrëveshjet ndërkombëtare që I ka nënshkruar vendi – tha në Klan Debat, kandidatja presidenciale e “Levicës”, profesorja, Biljana Vankovska.

Por, në cfarë mënyre do të shfuqizoheshin Marrëveshja e Ohrit e Prespës por edhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë?

“Me Kushtetutë të re. Marrëveshja me Bullgarinë shfuqizohet shumë lehtë. Nëse mundej Ukraina të fillonte negociata me BE-në për shkak të arsyeve gjeopolitike, mundet për këto shkaqe edhe Maqedonia. Nëse ne nuk guxojmë të mendojmë për Kushtetutë të re, atëherë cfarë lirie politike kemi? Do të bëjmë Asamble kushtetuese populli do ta sjellë” – tha Biljana Vankovska, kandidate për presidente.

Profesorja Vankovska a kundërshtuar idenë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend. Sipas saj, presidenti sipas një çelësi etnik, I gjason një sistemi për ndarjen e pushtetit. Etnizimi, sipas Vankovskës, është çuar deri në absurditet, për shkak se nuk I besojmë njëri-tjetrit.

Kuvendi, sipas saj, është shndërruar në maqineri e të dëgjueshmëve dhe mungojnë deputetët rebel. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share