Van Der Sar transferohet për mjekim në Holandë

Portieri legjendar holandez Edwin Van Der Sar po rikuperohet dalëngadalë nga hemorragjia në tru që i ndodhi më 8 korrik teksa ishte me pushime në Kroaci.

Ai deri më tani ndodhej në terapi intensive në spitalin e Splitit dhe pasi u konstatua se mund të përballojë fizikisht transportin për në Holandë, ai është transferuar në vendlindje për trajtim të mëtejshëm.

Agjenti i tij tha për publikun se gjendja shëndetësore e Van Der Sar është ende e komplikuar dhe kërkon rehabilitim serioz, por se jeta e tij nuk është në rrezik. Ai ngadalë rifitoi funksionet normale trupore dhe komunikoi normalisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share