Valdet Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Gostivar, do të drejtojë me Qendrën Analitike “Abdilaqim Ademi”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaferi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Të nderuar miq,
Me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj jush dhe ndaj shtëpisë sonë politike, ju njoftoj se do të marr drejtimin e Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi”
Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike.
Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë 

Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës.
Me besimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, jam i bindur se së bashku do të përballojmë çdo sfidë dhe do të arrijmë sukseset e objektivat tona të përbashkëta.
Faleminderit nga zemra 
