Mariçiq: Duhet ta përfundojmë reformën në administratën publike

VAZHDON “SKRININGU” NË MES MAQEDONISË SË VERIUT DHE BE-së

Zv/Kryeministri për çështje evropiane dhe negociuesi kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij të skriningut sqarues sot në Bruksel, për reformat në administratën publike në vend, theksoi se kjo fushë do të jetë e rëndësishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe sfidë në klasterin “Themelet”. Ekipi shumëanëtarësh  nga disa ministri dhe institucione shtetërore javën e kaluar ka udhëtuar drejt Brukselit, ku filloi i ashtuquajturi skrining, para hapjes praktike të klasterëve të procesit të negociatave aderuese me BE-në.

Zv/Kryeministri Bojan Mariçiq në Bruksel vuri në dukje atë që Maqedonia e Veriut e ka realizuar deri më tani në pjesën e avancimit të administratës publike dhe  theksoi se ky është një nga hapat e obligueshëm në procesin aderues drejt BE-së. Ai theksoi se mbështetje për këtë proces jep edhe Këshilli për reforma i administratës publike, me të cilin kryeson Kryeministri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Do të duhet të orientohemi drejt plotësimit të kërkesave dhe standardeve evropiane në reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e profesionalizmit të zyrtarëve shtetërorë. Profesionalizmi në administratë është i rëndësishëm, si për plotësimin e obligimeve në rrugën evropiane, ashtu edhe për shërbime cilësore ndaj qytetarëve, deklaroi Bojan Mariçiq, Zv/kryeministër Për Çështje Evropiane.

Mariçiq, i shoqëruar nga ekipi shumëanëtarësh nga vendi, nga java e kaluar qëndorn në Bruksel, ku zhvillohet një nga fazat e skriningut për harmonizimin e legjislacionit vendas me atë evropian. Cilësia e administratës publike është vetëm një nga temat e shumta. Qytetarët kryesisht ankohen për joefikasitet, joprofesionalizëm të administratës publike në vend, ndërsa në raporte të shumta vihet në dukje edhe jotransparenca në lidhje më shpenzimin e parave të obliguesve tatimorë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share