Sela: Ne kemi një vendim – ASH e vetme në zgjedhje?!

ZGJEDHJET 2024

“Ata kanë qenë të huaj, të infiltruar në mesin tonë” – u shpreh kreu i ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një tubimi partiak me mbështetësit e tij në Tetovë, duke komentuar zhvillimet që çuan ndarje e partisë.

Sipas tij, ata nuk kanë punuar në interesin e shqiptarëve, duke apostrofuar me këtë rast, sic tha, ata që kanë qenë në Kryesinë Qendrore të partisë. Por, pavarësisht kësaj, sipas Selës, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë me misionin e saj.

“E prandaj që ju kanë penguar kaq shumë, rrugë të mbarë të keni, andej nga keni shkuar, sepse ASH-ja është e shqiptarëve, për shqiptarët do të jetë dhe do të dijë me dinjitet t`i përfaqësojë shqiptarët edhe në Parlament, edhe në Qeveri dhe do të dijë që cdoherë të realizojë për shqiptarët” – tha Ziadin Sela.

Pas tubimit partiak në Tetovë, Sela përsëriti qëndrimin se ASH-ja në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e vetme. Për koalicionimet e mundshme, listat e përbashkëta, sipas tij, do të vendosin organet partiake.

“Në momentin që do të kemi një vendim si ASH, kuptohet se opinioni do të njoftohet. Për sa kohë që nuk ka vendim – ne e kemi një vendim dhe Ju e dini fort mirë. ASH-ja, në momentin që flasim është e vetme dhe shkon vet në zgjedhje” – tha Sela.

Gjithsecili që thotë fjalë të pamatura në opinion, do të përballet me padi – paralajmëroi Sela lidhur me padinë për shpifje ndaj Sedat Sulejmanit të Lëvizjes Besa.

Rasti është në gjykatë dhe mbetet të shihet se si do të veprojë – tha Sela. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share