Vala e të nxehtit, australianët dynden në plazhe

Rreziku i zjarreve mbetet i lartë për shkak të temperaturave të larta

Vetëm dy javë pas përfundimit të dimrit më të ngrohtë të regjistruar në Australi, vijojnë ende temperatura të larta. Moti i ngrohtë ka përfshirë gjithë vendin, ndërsa qytetarët e kanë shfrytëzuar për të shkuar në plazh. Disa prej tyre thonë se këto temperatura, janë të pazakonta.

“Ndryshimet klimatike kanë qënë mjaft drastike. Ky mot i ngrohtë është shumë i mirë për ne, por ndoshta jo në pjesë të tjera të botës si Pakistani apo India. Ne jemi duke e shijuar këtë mot të ngrohtë, por ndoshta njerëz të tjerë në botë nuk po e kalojnë në këtë mënyrë.”

Të tjerë australianë e kanë shfrytëzuar kohën e mirë për t’u marrë me sporte ujore.

“Me pëlqen moti i ngrohtë, më pëlqen noti, sërfi, kështu që jam shumë i lumtur që ka ardhur pranvera.”

Vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë deri të mërkurën parashikohet të arrijë mbi 30 gradë në Sidnei, të paktën 10 gradë mbi mesataren. Për shkak të temperaturave të larta edhe rreziku i zjarreve mbetet i lartë në shumë zona.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share