Vala e të ftohtit mbërrin në RMV/ Nga tesha vere në xhupa dimri!

Vala e të ftohtit mbërrinë në vendin tonë.

Ndikimi i një vale të ftohtë ajrore nga veriu rezultoi me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Vende – vende do të ketë reshje intensive të shiut me mbi 25 litra në metër katrorë, kurse në viset malore në veriperëndim të vendit shënohen edhe reshje dëbore vecanërisht në viset mbi 1.000 metra lartësi mbidetare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Temperatura maksimale e ditës do të jetë 12 gradë.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të reshjeve të borës, si në fshatin Belicë e Epërme në Strugë, në malin Jabllanicë.

Reshje bora shënohen edhe në Vevçanë.

Në viset malore, vecanërisht në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë pritet të formohet shtresë dëbore deri në 15 centimetra.

Ndryshimi drastik I motit ka përfshirë gjithë Rajonin. Metereologët e Ballkanit kanë paralajmëruar se këtë fundjavë mbërrinë vala e të ftohtit të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore.

Autoritetet e vendit, deri më 30 prill e kanë vazhduar sezonin e ngrohjes qendrore duke marrë parasysh uljen drastike të temperaturave në krahasim me motin veror që mbretëroi para disa ditëve.

Metereologët parashikojnë se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbeten temperaturat e ulëta vecanërisht në orët e mëngjesit, kurse paralajmërohen edhe reshje shiu, erë e përforcuar dhe mot jostabil në disa zona të vendit. /TvKlan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share