Ushtria ruse po shton përdorimin e dronëve iranianë në Ukrainë

Nisur nga humbjet e mëdha në njerëz që i kanë shkaktuar ukrainasit, Rusia po përdor dronë iranianë për të kryer sulme në Ukrainë. Zyrtarët ukrainas thanë njofton se 3 dronë kamikazë “Shahed” u përdorën orët e fundit për të goditur objektiva ushtarake ukrainase në qytezën Makariv, pranë Kievit.

Javët e fundit, por në veçanti që prej të hënës kur sulmet ajrore ruse u rikthyen në gjithë Ukrainën, si hakmarrje për shpërthimin në urën e Krimesë, rusët kanë kryer 136 sulme me dronë iranianë, të cilët komandohen nga distanca dhe janë më të vështirë për t’u kapur nga mbrojtja kundërajrore. Orët e fundit nuk kanë munguar edhe sulmet tradicionale me raketa ruse që goditën 40 qytete, ndër të cilët edhe Mikolaivin, duke vrarë 2 civilë.

Nisur edhe nga intensifikimi i sulmeve ruse,që prej të Hënës i kanë marrë jetën 19 ukrainasve, vendet e NATO-s vendosën në mbledhjen e Brukselit të shtojnë praninë e mbrojtjes raketore ajrore në Ukrainë. Pas Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe, Kanadaja, Franca e Holanda premtuan dërgimin e raketave dhe radarëve anti-ajrorë në ndihmë të ukrainasve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share