Ushtria izraelite tërhiqet nga spitali al-Shifa

Ushtria izraelite është tërhequr nga spitali al-Shifa në qytetin e Gazës pas një operacioni ushtarak dy javor që ka shkatërruar një pjesë të madhe të kompleksit spitalor. Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), trupat vranë terroristë dhe gjetën armë dhe dokumente të inteligjencës në zonë. Bastisja ndodhi pasi Izraeli tha se kishte inteligjencë që tregonte se Hamasi po përdorte spitalin si bazë për të nisur sulmet. Hamasi mohon përdorimin e vendeve mjekësore për të kryer operacione ushtarake. Mediat shkruajnë se dhjetëra trupa u gjetën në afërsi të kompleksit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se 21 pacientë kanë vdekur në al-Shifa në dy javët e fundit, ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se më shumë se 200 terroristë u vranë.

Ushtria e kishte bastisur al-Shifan, spitalin më të madh të Gazës në nëntor, pasi tha se Hamasi mbante një qendër komandimi brenda dhe poshtë kompleksit. Ata zbuluan një tunel që kalonte poshtë spitalit që të çonte në disa dhoma, si dhe armë që tha se kishte konfiskuar nga brenda ndërtesave mjekësore, por asgjë në shkallën e asaj që kishte pretenduar përpara bastisjes. Ndërkaq Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar planin për të nisur operacionin në Rafah.

“Ne do të shkojmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje për një arsye të thjeshtë – nuk ka fitore pa hyrë në Rafah dhe nuk ka fitore pa eliminuar batalionet e Hamasit atje”, u shpreh Netanyahu.

Protestat antiqeveritare vijuan në disa qytete në Izrael. Demonstruesit bllokuan një autostradë kryesore, ndërsa ndezën zjarr dhe bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit izraelit dhe vijnë në një kohë kur mbahen në Kajro bisedimet për armëpushim.

Policia u përlesh me demonstruesit, të cilët thyen barrierat, ndërsa disa prej tyre u morën edhe zvarrë nga forcat e sigurisë. Në pjesë të tjera të qytetit, protestuesit rezervistë marshuan në lagjen Mea Shearim në Jerusalem ku u përleshën me hebrenjtë ultra-ortodoksë. Në një deklaratë të bërë nga familjet e pengjeve ata u shprehen se do të çojnë demonstratat e tyre në Jerusalem. Shumë izraelitë mendojnë se Netanyahu është pengesa kryesore për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Hamasin dhe kthimin e robërve të mbajtur në Gaza.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share