Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatitet të dërgojë raketa balistike taktike të armatosura me municione thërrmuese në Ukrainë, pasi të miratohen nga Presidenti Joe Biden.
Ndihmëssekretari i Ushtrisë për Përvetësimin, Doug Bush tha se ShBA-ja ka qenë e vendosur për këtë që një kohë, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv
Sistemi i raketave taktike të ushtrisë (ATACMS) është një raketë e drejtuar me rreze të gjatë. Ajo u jep komandantëve operacionalë fuqinë e menjëhershme të zjarrit për të fituar betejën e thellë, tha prodhuesi i saj, Lockheed Martin.
Këto raketa për herë të parë u vendosën në opeacionin ushtarak amerikan kundër Irakut më 1991.