US Open: Favoritët sigurojnë kualifikim në 1/8 e finales

Spanjolli Rafael Nadal ka siguruar kualifkim në 1/8 e finales të turneut prestigjioz të tenisit në US Open pas fitores kundër francezit Richard Gasquet me rezultatin 3-0 në sete 6-0, 6:1 dhe 7:5 Tenisti 36-vjeçar Rafael Nadal për asnjë moment nuk vuri në dyshim triumfin sidomos në dy setet e para të cilat i dominoi, ndërsa në të tretin Gasquet provoi të rezistonte dhe të shtynte lojën,por nuk kishte fuqi për më tepër. Në raundin 1/8-tave të finales Nadal do të sfidon tenistin vendas, Tiafoe i cili eliminoi argjentinasin Schwartzman.

Kualifikim në të tetën e finales ka siguruar edhe italiani Jannik Sinner që mposhti 3-1 me sete Nakashimën. Në raundin tjetër, Sinner do të përballet me Ivashka. Në 1/8 e finales është kualifikuar edhe talenti spanjoll 3-0, amerikaninBrooksby, ndërsa në raundin tjetër përballet me kroatin Marin Çiliq.

Në kategorinë e femrave, nuk pati surpriza, numri një në botës, Iga Swiatek mundi Davis 2-0 dhe në raundin tjetë takohet me Niemeier. Kualifikim kanë siguruar edhe Pegula, Azarenka e liskova, ndërsa Muguruza u eliminua nga Kvitova. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share