UNICEF: Qindra fëmijë kanë humbur jetën si rezultat i luftës në Ukrainë

Qindra fëmijë kanë vdekur si rezultat i luftës në Ukrainë, ndërsa miliona janë në rrezik, njoftoi Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), njoftoi DPA.

Mes shkurtit të vitit 2022 dhe janarit të vitit 2023, kanë humbur jetën të paktën 438 fëmijë dhe 842 janë plagosur si rezultat i armiqësive, kumtoi dega gjermane e organizatës në Këln.

Shumë familje kanë nevojë edhe për ndihmë për shkak të infrastrukturës së shkatërruar pas pushtimit rus që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. Rreth 3.3 milionë fëmijë dhe të rinj në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare dhe rreth 16 milionë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër dhe kanalizime, kumtoi organizata.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share