Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.
“Furnizimi i Rusisë me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Iranit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, më 23 shtator.
“Në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor, pala ukrainase ka vendosur t’ia heqë akreditimin ambasadorit t