Gjesti emocionues, 10-vjeçarja dhuron flokët në kujtim të tezes që humbi jetën nga kanceri në tru

Në programin e emocioneve të mëdha, “E diela shqiptare” në Tv Klan, fjalët dhe veprat e dashurisë janë kryefjala e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”. Françeska është 10 vjeçe, por në një moshë kaq të vogël ka vendosur që flokët e saj, të cilët nuk janë prerë prej 3 vjetësh, të shkojnë për një kauzë të mirë.

Humbja e tezes së saj nga një tumor në tru u kthye në arsyen e këmbënguljes për të dhuruar flokët. Adriana, nëna e Françeskës, i dha bekimin së bijës, e cila duke qenë se këto flokë nuk mundi t’ia jepte tezes, do t’ia dhurojë një njeriu në nevojë.

Pasi u largua me Sezerin, parukierin e njohur turk që u kujdes për këtë proces, Françeska hyri në skenë me një model të ri flokësh mes shumë duartrokitjeve dhe emocioneve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç bën të ditur Sezeri, për të prodhuar një paruke të mirëfilltë, nevojiten rreth 20 centimetra gjatësi flokësh, ndërsa në rastin e Françeskës ai ka prerë mbi 40 centimetra./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share