Ukraina rrëzon dronin e saj në Kiev

Forca ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar një dron të sajin, i cili kishte humbur kontrollin mbi qendër të Kievit. Për rreth 15-20 minuta, mbrëmjen e së enjtes, kishte shpërthime, derisa mbrojtja ajrore bënte përpjekje ta rrëzonte atë në një zonë pranë Zyrës së Presidentit.

Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak, tha fillimisht se droni i rrëzuar, “ishte i armikut”, duke iu referuar ushtrisë pushtuese ruse. Por, forca ajrore pranoi më vonë se droni ishte ukrainas dhe se ishte shkatërruar për t’i shmangur “rrethanat e padëshirueshme”.

Sipas saj, rrëzimi i dronit nuk shkaktoi viktima apo të plagosur. Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të supozuar me dron, të mërkurën, në Kremlin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Moskës, sulmi kishte për qëllim vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Kievi i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka lidhje me sulmin e supozuar./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share