Ende nuk është caktuar data e vizitës së Putinit në Turqi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm.

Por, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka njoftuar se ende nuk është caktuar një datë e saktë për realizimin e kësaj vizite, shkruan Sky News.

Ndryshe, ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ai që përmes një konference për media, tha se Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm dhe se të dyja palët po bisedonin për një takim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share