Ukraina: Kemi zmbrapsur sulmet në lindje

Gjatë ditës së fundit, trupat kanë zmbrapsur pesë sulme ruse në Donetsk dhe Luhansk. Ky lajm bëhet publik nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e përditshëm në Facebook.

Ndërkohë, luftimet intensive vazhdojnë në qendër të Severodonetsk, si dhe pranë Studenka në drejtim të qytetit të Lyman.

Ukraina pohoi gjithashtu se “disa njësi” të ushtrisë ruse kanë humbur “të paktën 50%” të personelit dhe armëve pas luftimeve në Popasna të Luhanskut.

BBC shprehet nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share