Pse Tesla do të ndërtojë një mega-fabrikë në Shangai?!

Kompania amerikane e automobilave, Tesla, ka njoftuar se po ndërton një Megafabrikë në Shangai, e cila do të prodhojë pajisje të reja për ruajtjen e energjisë Megapack në vitin 2024.

Në një postim në Twitter, magnat i biznesit miliarder amerikan dhe CEO i Tesla, Elon Musk tha se masa do të “plotësojë prodhimin e fabrikës Megapack në Kaliforni”.

Një Megapack është një bateri shumë e madhe që ruan energji, ndihmon në stabilizimin e rrjetit të energjisë dhe parandalon ndërprerjet. Çdo bateri e madhësisë së një kontejneri mund të ruajë energji të mjaftueshme për të furnizuar rreth 3600 shtëpi për një orë.

Ndërtimi është planifikuar për tremujorin e tretë të këtij viti dhe pritet të fillojë prodhimi pasi fabrika të përfundojë diku para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

Tesla thotë se fabrika do të jetë në gjendje të prodhojë 10,000 Megapaketa në vit.

/ SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share