Ukraina: Kemi rrëzuar tre avionë luftarakë rusë Su-34

Forca ajrore ukrainase njoftoi se 3 aeroplanë luftarakë Su-34 u rrëzuan mbi rajonin Kherson. Presidenti Volodymyr Zelensky falenderoi ushtarakët që kishin rrëzuar avionët, duke thënë se inicidenti kishte ndodhur në rajonin Kherson të shkatërruar nga lufta.

Moska nuk ka komentuar mbi pretendimet, por blogerët rusë me ndikim kanë raportuar humbje. Në fjalimin e tij të së premtes, Zelensky tha se rrëzimi i avionëve do t’i bënte pilotët rusë që sulmonin objektivat në Ukrainë të vetëdijshëm se asnjë prej tyre nuk do të kalonte pa u ndëshkuar.

Ai tha gjithashtu se kishte folur me kryeministrin holandez, Mark Rutte për dorëzimin e ardhshëm të avionëve F-16, si dhe një paketë të re mbështetjeje nga BE.

Rusia nuk ka komentuar mbi humbjen e raportuar të avionëve të saj, por Fighterbomber, një bloger rus me ndikim, raportoi humbjen e një numri të papërcaktuar avionësh, duke thënë se ata ndoshta ishin rrëzuar nga raketat Patriot të prodhuara nga SHBA.

Ukraina po përballet me një mungesë municionesh, ndërsa vazhdon të luftojë forcat pushtuese ruse, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në Shkurt 2022./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share