Debutimi i bitcoin në Wall Street nuk shkoi mirë

Gjatë ditës së parë të tregtimit të fondeve ETF në bitcoin, pati një volum total prej 4.6 miliardë dollarë, që sipas analistëve është një shifër e mirë. Por, në anën tjetër, për shkak të luhatjes së madhe të çmimit, tregtarët u përballën me likuidime prej rreth 80 milionë dollarë.

Debutimi i bitcoin në fondet e tregtuara në shkëmbim (ETF) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rezultoi të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, sikurse prisnin shumica, por megjithatë ndikoi në rreth 80 milionë dollarë në bastet të kontratave “futures” si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata. Menjëherë pas fillimit të tregtimit të ETF-ve të para, çmimi i bitcoin u ngjit në mbi 49,000 dollarë për një kohë të shkurtër, duke nxitur baste mes rritjes së papritur. Kjo i çoi çmimet e disa kriptomonedhave të tjera, si ethereum dhe solana në rritje deri në 10%, brenda disa orësh. Megjithatë, bitcoin ndryshoi kursin, ndërsa euforia fillestare u shua më vonë.

Bitcoin ra deri në 45,700 dollarë, në nivelin që ishte përpara se ETF-të të fillonin të tregtoheshin. Një luhatje e tillë e çmimeve bëri që tregtarët të likuidonin pozicionet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata, mes konfuzioneve. Rënia e bitcoin shkaktoi një reaksion zinxhir edhe në çmimet e produkte të tjera “futures”, duke arritur në mbi 230 milionë dollarë likuidime, që do të thotë se tregtarët humbën një sasi të konsiderueshme edhe pse tregu i përgjithshëm ndryshoi pak, gjatë 24 orëve të fundit. Likuidimi i referohet kur një bursë mbyll me forcë pozicionin e një tregtari, për shkak të humbjeve të pjesshme ose totale të marzhit fillestar të tregtimit.

Kjo ndodh kur një tregtar nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbajtur tregtinë e hapur. Megjithatë, fondet e tregtuara në bitcoin njohën një volum total prej 4.6 miliardë dollarë, gjatë së enjtes, sipas të dhënave të LSEG, që sipas analistëve është një shifër e kënaqshme në debutim. 11 fonde spot ETF në bitcoin, duke përfshirë iShares Bitcoin Trust të BlackRock, Grayscale Bitcoin Trust dhe ARK 21Shares Bitcoin, filluan tregtimin të enjten në mëngjes, duke nisur një konkurrencë të ashpër për pjesën e tregut.

SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share