Ukraina godet me dron një cisternë ruse pranë urës së Krimesë

Brenda anijes kishte karburant që do të përdorej nga ushtria e Moskës

Një tjetër anije ruse është goditur me dronë pranë urës së Krimesë.

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për sulmin me dron të kësaj anije ruse në ngushticën e Kërçit.

Përveç sulmit me dron marina ukrainase ka përdorur edhe lëndë eksplozive gjatë këtij operacioni.

Sipas një deklarate të lëshuar nga autoritet ruse e cila citohet nga agjencia e lajmeve Tass, asnjë person brenda ekuipazhit nuk është dëmtuar ndërsa do të duhet të vendoset nëse do të tërhiqet ose jo anija nga deti.

Mediat ukrainase shkruajnë se brenda anijes kishte karburant që përdorej për të furnizuar trupat ruse.

Kjo anije është nën sanksionet e SHBA-së për furnizimin me karburant për forcat ruse në Siri që mbështesin presidentin e vendit, Bashar al-Assad.

Ura e Kërçit është e vetmja urë e këtij lloji që lidh Krimenë me Rusinë dhe përdoret veçanërisht për transportin e materialeve të ndryshme për ushtrinë e Moskës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share