Dy figura të reja në krye të jetës britanike

Pas disa orësh në Mbretërinë e Bashkuar do të shënohet një moment i jashtëzakonshëm: Kryeministrja e re, Liz Truss, e cila ka marrë detyrën për rreth 72 orë do të ketë takimin me Mbretin Charles III, mbretin e ri për më pak se 24 orë.

Ky do të jetë një moment i madh në historinë britanike. Nuk ka dyshim se gjërat do të jenë ndryshe. Mbretëresha u bë monarke në një moshë kaq të re, ndërsa mbreti Charles ishte i pari në vijën e fronit për dekada dhe foli publikisht për pikëpamjet e tij. Vetë Mbreti Charles ka thënë se aktivizmi i tij do të ndalonte në momentin kur ai u bë monark.

Ky do të jetë një moment ku marrëdhënia midis Kurorës dhe Kryeministres do të ndryshojë – në kuptimin që britanikët do të kenë dy figura të reja në krye të jetës britanike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndyshime të mëdha pritet që të vijnë në jetën britanike, megjithatë përbërja kushtetuese do të mbetet e njëjtë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share