Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor, thuhet në raportin e fundit javor të NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.

Siç informoi ndërmarrja, Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 25 deri më 29 mars ka marrë 183 mostra për fiziko-kimike dhe 183 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share