UEJL: Organizohet “Panairi për sipërmarrjen sociale”

RMV KA POTENCIAL PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SOLIDARE

Ky projekt I implementuar nga Eptisa, Barka dhe Ecorys është mbështetur nga BE.

Në kampusin e UEJL në Tetovë u organizua Panairi për sipërmarrjen sociale në bashkëpunim me qendren për biznes dhe inovacion, qendren e karrierës së këti universiteti dhe këshilli ekonomik social I komunës së Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot organizohet panairi i parë për sipërmarrjen sociale në rajonin e Pollogut, organizatorë të këti panairi janë agjensia ESA nëbashkëpunim me biznes qendren për inovacion dhe qendres së karierës pranë UEJL dhe këshilli ekonomiko-social i Komunës së Tetoves,”deklaroi Nebi Jusufi-ESA.

Ky panair u organizua si pjesë e aktiviteteve të projektit Mbeshtetje të ndërmarjeve sociale të implementuar nga Eptisa, Barka dhe Ecorys dhe të mbështetur nga BE.

“Maqedonia e veriut ka një potencial të madh për zhvillimin e ekonomisë solidare, është lloj i ri i ndërmarrjes që kombinon misionet sociale dhe i afrohet zgjidhjes së këtij misioni, kështu që misioni kryesor i ndërmarrjes sociale është që të ketë më shumë njerëz aktivë për të marrë njerëzit nga vendet ku nuk punojnë, kanë varësi ose kanë ndonjë sëmundje dhe kështu i integrojmë në shoqëri,”deklaroi Barbara Sadowska-Fondacioni “Barka”

Panairi për sipermarrje sociale mundësoi prezentimin dhe promovimin e organizatave që mbeshtesin përmes programeve dhe aktiviteteve të tyre sipërmarrësinë sociale në rajonin e Pollogut./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share