UEFA zgjedh golin e Asanit ndër më të bukurit

U realizua në sfidën kundër Polonisë

Edhe supergoli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është kandidat për realizimin më të bukur të ndeshjeve të fundit në kualifikueset e UEFA-s. UEFA e ka postuar perlën e Asanit në rrjetet e saj sociale me një përshkrim të veçantë. Shtrëngim duarsh me Shqipërinë për arritjen dhe cilësimi Golazo për ekzekutimin e goditjes së sulmuesit shqiptar.

Futbollistët kuqezi, pranuan më pas që ky ishte goli që i dha kurajon të gjithëve duke përforcuar bindjen se Polonia nuk ishte e pathyeshëm, madje më shumë, që Shqipëria ishte superiore në fushën e saj ndaj skuadrës së Levandovski.

UEFA do të përzgjedhë golat më të bukur të cilët më pas do të votohen nga publiku në faqen e saj zyrtare.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share