UEFA shtyn ndeshjet në Izrael

UEFA ka marrë vendimin që të shtyjë të gjitha ndeshjet në Izrael për dy javët e ardhshme. Qeveria europiane e futbollit do të përcaktojë datat e reja në ditët në vazhdim.

Situata në shtetin izraelit është e trazuar, pas një sulmi nga grupi islamik palestinez Hamas me raketa të lëshuara nga Gaza dhe persona të armatosur në terren, nga ky ngelën të vrarë qindra njerëzNdër takimet që do të shtyhen është ai kualifikues për Euro 2024 mes Izraelit dhe Zvicrës; përballjet për Euro 2025 për U/21 kundër Estonisë dhe Gjermanisë, si dhe një mini turne për 17-vjeçarët ku përveç pritësve, do të merrnin pjesë edhe Belgjika, Gjibraltari dhe Uellsi.

UEFA njoftoi se do të presë disa ditë përpara se të marrë vendimin nëse sfida kualifikuese për Kampionatin Evropian Kosovë-Izrael do të luhet më 15 tetor apo do të shtyhet.

Përballja është përcaktuar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Kombëtaret ndodhen në Grupin I, me “Dardanët” të pestët me 4 pikë, ndërsa, përfaqësuesja izraelite dy pozicione më sipër me 11 pikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share