Liga e dytë: Ndeshjet Detonit Pllaçkovica – Besa dhe Kozhufi – Pelisteri në qendër të vëmendjes

Sot, me fillim në ora 15:00, në të gjitha terrenet e Ligës së dytë të futbollit vendor do të zhvillohen ndeshjet e javës së pestë të sezonit vjeshtor.

Dy ekipe lider në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit dhe Kozhufi i Gjevgjelisë, përballen me Detonit Pllaçkovica gjegjësisht me Pelisterin.

Skuadra e Besës është e vetëdijshme se në transfertën me Detonit Pllaçkovica do ta ketë vështirë, por ekipi është i përgatitur për të gjitha sfidat që e presin. Ekipi nga Dobërdolli në radhët e veta ka futbollist me përvojë të cilët do të dijnë të menaxhojnë lojën pë të ardhur deri tek suksesi i shumë pritur.

Ndeshje shumë e “Nxehtë” pritet të zhvillohet edhe në Gjevgjeli aty ku do të përballen Kozhufi që ka katër fitore dhe 12 pikë maksimale me Pelisterin që është pretendent kryesor për kreun e tabelës. Bashkimi i Kumanobvës pas dështimit në xhiron e tretë si nikoqir, sot është mysafire e Novacit në Manastir me shpresë që me lojë të mirë të fiton tri pikë që i humbi në Kumanovë. Edhe Arsimi i Çegarnit dështoi si vendas në xhiron e tretë, ndërsa sot është mysafire e Karaormanit në Strugë. Në ndeshjet tjera Bellalsica është nikoqire Pobedës, Kamenica Sasa pret Teteksin, Vardari në i Negotinës takohet me Skopjen , ndërsa Osogova në Koçani takohet me Ohrin tjera.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në ora 15:00.

Liga e dytë, xhiroja e V-të:

Osogova – Ohri

Bellasica – Pobeda

Novaci – Bashkimi

Kamenica Sasa – Teteksi

Detonit Plaçkovica – Besa

Kozhufi – Pelisteri

Karaormani – Arsimi

Vardari – Skopje.

Tabela: 1.Besa 12 pikë, 2.Kozhufi 12, 3.Pelisteri 10, 4.Detonit Pllaçkovica 10,5.Bashkimi 9, 6.Novaci 9, 7.Pobeda 7, 8.Bellasica 6, 9.Ohri 4, 10.Skopje 4, 11. Arsimi 3, 12. Karaormani 3, 13.Teteksi 3, 14.Vardari 3, 15. Kamenica Sasa 1, 16. Osogova 0 pikë.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share