UEFA, reportazh për Sylvinho

FILE PHOTO: Soccer Football – Euro 2024 Qualifier – Group E – Albania v Poland – Air Albania Stadium, Tirana, Albania – September 10, 2023 Albania coach Sylvinho reacts REUTERS/Florion Goga/File Photo

UEFA i ka kushtuar një reportazh trajnerit Sylvinho, i cili është vetëm një hap larg kualifikimit me Shqipërinë në finalet e Euro 2024. Ata e kanë ndjekur gjatë punës së përditshme te kuqezinjtë nga diskutimet me stafin e tij, seancat stërvitore apo emocionet që përcjell ndeshja.

“E di që të përfaqësosh një shtet hyn në zemrën e të gjithë njerëzve të atij vendi. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur me shpirt dhe zemër, sepse përfaqësojmë një vend. Tifozët të cilët vijnë në stadium duan ta shikojnë këtë”.

UEFA përmend ndeshjen e së premtes me Moldavinë në Kishinjev si tepër të rëndësishme. Sylvinho i emëruar në Janar po bën mrekullinë duke qenë pranë pjesëmarrjes së dytë të Shqipërisë në një turne të rëndësishëm pas Europianit të 2016 në Francë. Puna e tij vlerësohet edhe nga futbollistët e Kombëtares.

“Është një trajner që po na jep shumë, pasi është tepër energjik. Kemi patur shumë nevojë”, tha Hysaj.

UEFA kujton edhe karrierën e Sylvinho ku ka fituar shumë trofe përfshi 2 herë Champions League.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share