UEFA publikon renditjen e re të ekipeve

Inter futet në 10 skuadrat më të mira

Skuadrat italiane ishin protagoniste këtë mesjavë në kupat e Europës me rezultate, përgjithësisht të mira, dhe kjo solli një përmirësim në renditjen e UEFA. Gjithsesi në grupin e 10 skuadrave të para doiminojnë ekipet angleze.

Manchester City është në krye e ndjekur nga Bayern Munich. Chelsea që ka fituar trofeun e Champions 2 vite më parë është në vendin e tretë. Liverpool, Real Madrid, PSG dhe Manchester United janë skuadrat që vijojnë më pas.

Me fitoren 1-0 ndaj Sporting Lisbona në Europa League, Juventus u barazua me pikë me Barcelonën por është një shkallë më lart. Interi hyn gjithashtu në dhjetëshen e parë të Europës, bashkë me Romën.

Rezultatet në kupat e Europës kontribuojnë gjithashtu në një renditje tjetër, atë dhjetëvjeçare/historike. Renditje, e cila shqyrton 10 sezonet e fundit dhe titujt e fituar në histori dhe që çdo sezon është faktor i rëndësishëm për të ndarë një pjesë të të ardhurave nga Champions League dhe Europa League.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share