Lojtari i Arsenal thyen rekordin, bëhet futbollisti më i ri që debuton në Premierligë

Arsenal sot arriti fitore të rëndësishme ndaj Brentford.Gunners fituan me rezultat 0-3 me golat e Saliba, Jesus dhe Viera.

Përveç fitores Arsenal theu edhe një rekord në Premierligë.Lojtari i tyre, Ethan Nwaneri u bë lojtari më i ri që debuton në Premierligë.Me vetëm 15 vjet e 181 ditë, lojtari i lindur në 2007 shkruajti historinë pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 92’të të takimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share