UEFA i’a ndalon tifozët Dinamo Zagrebit për ndeshjen ndaj Ballkanit

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, e vlefshme për rrethin e dytë të Conference League, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve mysafirë.

Ky vendim është marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar skuadra e Ballkanit.

“Me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar futbolldashës,

Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta.

Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave.

Meqenese prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike./IndeksOnline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share