Udhëtonin drejt Evropës/ Qytetarë të Kosovës bllokohen në Serbi – reagon Prishtina dhe PE-ja

Qytetarët shqiptar që po udhëtonin drejt vendeve të Evropës nëpër Serbi janë bllokuar në zonat pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi- Hungari.

Autoritetet serbë nuk po i lejojnë që të kalojnë kufirin ndërsa kanë mbetur të bllokuar tash e 15 orë.

Një qytetar emri i të cilit nuk pranoi të bëhej publik ka thënë për TV Klan se ai bashkë ndodhet në pikën kufitare Serbi Hungari që nga ora 4 e mëngjesit të së mërkurës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tha se autoritetet serbe ndërsa po intervistojnë të gjithë qytetarët shqiptarë ku po i pyesin për UCK-në, Adem Jasharin e shumë ish komandantë të UCK-së.

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi”, tha Fatmir Haxholli.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet e QUINT-it  dhe institucionet e Bashkimit Evropian e të tjera, për bllokimin e qindra kosovarëve në pikëkalimet kufitare të Serbisë me shtetet tjera.

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, tha Viola Von Cramon.

Rreth 1000 qytetarë të Kosovës besohet se se janë të bllokuar në këto pika kufitare./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share