SPB – Tetovë me kampanjë parandaluese-edukative: “Jo fishekzjarre në radhë të parë siguria”

Pjestarë të policisë të SPB – Tetovë, sot (24- dhjetor) kanë vazhduar me aktivitetet e planifikuara në kuadër të kampanjës parandaluese-edukative “JO fishekzjarre, në radhë të parë siguria”, të cilën bashkërisht e realizojnë Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive nga Shkupi dhe Ministria e punpve të brendshme.

Policët e SPB- Tetovë – Departamenti për Parandalim, në disa pika në zonën qendrore të Tetovës, kanë shpërndarë fletushka me informacione dhe mesazhe për qytetarët, kryesisht të rinj, për rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike dhe pasojat shëndetësore, psikologjike dhe të tjera si (trauma psikologjike, stresi dhe paaftësi të përhershme) Përveç këtyre, në biseda të ndërsjella shumë qytetarëve u janë vënë në dukje edhe implikimet ligjore, gjegësishtë sanksionet (kundërvajtje apo penale) nëse mbyllin veshin ndaj thirrjeve, këshillave dhe indikacioneve të tilla dhe festojnë me mjete piroteknike ose me armë zjarri.

Këtë javë të parafundit të dhjetorit, në disa shkolla të mesme të Tetovës janë organizuar disa ligjërata dhe prezantime me të njëjtën temë, ndërsa javën e ardhshme janë planifikuar edhe në shkollat ​​e mesme të Gostivarit” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share