U sollën në mënyrë agresive ndaj policisë, arrestohen dy persona nga Tetova

Sektori për punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djemshe janë arrestuar dy përsona pasi siç thonë, shfaqen veprime agresive derisa policët po kryenin punën zyrtare.

SPB-Tetovë tha se ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse që është e parashikuar me ligj.

Njoftimi i SPB-Tetovë:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars) rreth orës 14:45 në rrugën “Fushtanska” në Tetovë është arrestuar 24-vjeçari A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre derisa po ndërmerrnin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse”

“Dje (25-mars) rreth orës 11:30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 56-vjeçarin S.M. nga Tetova, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre deri sa po ndërmerrnin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër S.M. do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share