U përfshi në vrasjen e 10 mijë personave, dënohet 97-vjeçarja

Irmgard Furchner kishte punuar si sekretare e një komandanti të një kampi përqendrimi

Një ish-sekretare, e cila punonte për një komandant në kampin nazist të përqendrimit Stutthof, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10 505 personave.

Irmgard Furchner, tani 97-vjeçare, kishte nisur punë si daktilografe në adoleshencë dhe punoi në Stutthof nga viti 1943 deri më 1945. Edhe pse ajo ishte punëtore, gjyqtari tha se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp dhe për këtë u dënua me 2 vite burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kur nisën hetimet në Shtator të vitit 2021, ajo u arratis nga azili , por u gjet nga policia gjermane në një rrugë në Hamburg. U deshën 40 ditë që ajo të thyente heshtjen në gjyq, kur i tha gjykatës: “Më vjen keq që isha në Stutthof në atë kohë , kjo është gjithçka që mund të them”.

Rreth 65.000 njerëz mendohet se kanë ndërruar jetë në kushte të tmerrshme në këtë kamp përqendrimi , duke përfshirë të burgosur hebrenj, dhe ushtarë sovjetikë të zënë rob.

Kampi Stutthof, i vendosur pranë qytetit modern polak të Gdanskut, përdori një sërë metodash për të vrarë të burgosurit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share