Karpenter: Vendet e OSBE-së ranë dakord – Malta kryesuese për vitin 2024!

Dita e dytë dhe e fundit e Samitit të OSBE-së në Shkup

Të gjithë vendet anëtare të OSBE-së formalisht janë pajtuar që Malta ta merr kryesimin me organizatën në vitin 2024 – tha përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në OSBE, Ambasadori Majkëll Karpenter, gjatë një brifingu me gazetarët në margjinat e Samitit të OSBE-së që mbahet në Shkup.

Ai ka potencuar se është arritur konsensusi, respektivisht marëveshja që mandatet e katër pozitave kyçe të OSBE-së të vazhdohen edhe për 9 muaj. Bëhet fjalë për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Drejtorin e ODIHR-it, përfaqësuesin e lartë për pakica kombëtare dhe përfaqësuesin për liri të mediave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe, sot është dita e fundit e Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së.

Nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, OSBE-ja si organizatë u përball me vështirësi në funksionimin për shkak të vetove të Moskës ndaj vendimeve që duhej të miratohen me konsensus.

Për këtë shkak, Samiti i OSBE-së në Shkup, u llogarit si vendimtare për të ardhmen e OSBE-së. Një nga sfidat kryesore ishte të gjendej vendi që do ta merr kryesimin nga RMV-ja në vitin 2024.

Në Samitin e Shkupit marrin pjesë rreth 1.000 delagët nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe vendeve partnere./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share