U përfshi në skandal, portugezët të zhgënjyer me kryeministrin

Antonio Costa dha dorëheqjen të Martën, dyshohet se ndërhyri për të përshpejtuar marrëveshjen e energjisë

“Bomba me litium dhe hidrogjen që dogji Costën” , ky është tituli që ka zgjedhur e përditshmja portugeze a Correio da Manha për të pasqyruar dorëheqjen e kryeministrit Antonio Kosta i cili akuzohet për korrupsion.

Përveç mediave vendase, edhe vetë qytetarët kanë reaguar duke shprehur zhgënjim dhe zemërim për këtë rast.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për politikanët, nuk ka asnjë problem sepse nuk janë ata që paguajnë faturën, është taksapaguesi. Partitë e tjera  duan që dikush tjetër nga Partia Socialiste të jetë kryeministër në mënyrë që të zgjidhen vetë.”

“Populli është ai që vuan gjithmonë. Me milionat që kanë bërë, njerëzit nuk kanë as punë, as ushqim, as shtëpi, asgjë. Çfarë të bëjmë?”

Prokurorët po hetojnë koncesionet e dhëna për minierat e litiumit dhe prodhimin e hidrogjenit në veri të vendit. Costa dyshohet se ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar këto kontrata, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë skandal.

Costa, i cili dha dorëhqjen të Martën, i jep fund mandatit tetë-vjeçar të kryeministrit, gjatë së cilës ai e bëri Portugalinë mjaft tërheqëse për investitorët që e konsideronin Portugalinë një parajsë të stabilitetit fiskal.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu

Vdes Martti Ahtisaari

Ka vdekur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari. Ai vdiq në moshën 86-vjeçare. Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze. PROGRAM…
Më tepër
Total
0
Share