“U ngrit nga shtrati i viktimës dhe po mbërthente xhinset”, shqiptari në Britani dënohet me 7 vjet burg për përdhunim

Një shqiptar që punonte si shpërndarës picash në Londër është akuzuar dhe dënuar me 7 vjet burg për përdhunimin e një vajze në shtratin e saj.

29-vjeçari Klodjan Samurri kreu veprën penale ndaj vajzës në Qershor të vitit të shkuar. Viktima ka rrëfyer se ajo shkoi të flinte dhe më pas gjeti Samurrin duke kryer marrëdhënie seksuale me të, raporton “Daily Mail”.

Paditësja, emri i së cilës nuk është bërë i njohur, kishte dalë me një grup shoqesh më 26 Qershor  2021 kur njohu Samurrin. “Ato hëngrën dhe u larguan midis orës 11-12. Morën rrugën për në shtëpi dhe u ulën në një restorant italian të njohur për dy prej vajzave pasi porosisnin aty rregullisht”, tha prokurorja Katrina Charles.

Pronari i restorantit i prezantoi me tre meshkuj, njëri prej të cilëve ishte Samurri. Të gjithë u ulën dhe vijuan bisedën duke pirë cigare e alkool derisa vendosën që të shkonin në apartamentin e njërës prej tyre.

Charles shtoi se djemve iu bë e qartë se “ishin të ftuar të shkonin, por jo të kalonin natën aty”. Në këtë pikë, viktima ishte “e dehur” dhe “donte të shkonte në shtëpi”. Dy vajzat e tjera do të ishin me dy prej djemve, ndërsa Samurri do të mbeste si ‘rrota e tretë’ pasi paditësja donte të largohej.

Kur mbërritën në shtëpi, ajo fjeti ndërsa një prej vajzave pa Samurrin të hynte në dhomën e saj për të pyetur nëse ndihej mirë. Shoqja e vajzës e paralajmëroi të mos hynte në dhomë kur dritat ishin fikur dhe për më tepër që viktima ishte në gjumë. Më vonë, njëra prej shoqeve vuri se drita e dhomës ishte e ndezur.

Ajo hapi derën, hyri në dhomë dhe pa të paditurin të ngrihej nga shtrati i viktimës. Ishte i veshur, por po mbërthente xhinset. Vuri re se viktima nuk kishte bluzë. Kur kishte hyrë më parë, ajo ishte e veshur me pizhama”.

Ajo e pyeti shoqen e saj nëse gjithçka ishte në rregull dhe e kishte lejuar Samurrin të kryente marrëdhënie me të, por ai iu përgjigj:  “Çdo gjë mirë” dhe më pas e përzuri nga dhoma. 30 minuta më vonë, skena u përsërit sërish, por viktima ishte shprehur se i kishte kërkuar vazhdimisht 29-vjeçarit të largohej.

“Ajo nuk kujtonte që i padituri të kishte hyrë në dhomën e saj dhe erdhi një pikë kur u zgjua dhe e gjeti veten duke kryer marrëdhënie me të. Herë pas here ishte e pavetëdijshme dhe nuk reagonte, por mban mend se i ka thënë disa herë të ndalojë dhe të largohet”.

Klodjan Samurri i mohoi dy akuzat për përdhunim. Ai u shpall fajtor për njërën prej tyre dhe u dënua me 7 vjet burg, ndërsa do të jetë subjekt i regjistrit të përdhunuesve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share