Prindërit e Thaçit duke e ndjekur gjykimin

Gjykata Speciale e ka nisur gjykimin ndaj ish katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë edhe ndaj Hashim Thaçit.

Seanca e nisjes s% gjykimit ka marrë vëmendjen e opinionit kosovar, por atë janë duke e shikuar edhe dy prindërit e Hashim Thaçit, Haxhi dhe Hyrë Thaçi.

Ata gjenden në fshatin Burojë dhe po e shikojnë Thaçin teksa po gjykohet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë jashtë objektit të Speciales ka protesta, numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe ata që kanë udhëtuar prej Kosovës po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Në kërkim të kësaj drejtësie, të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kërkuar drejtësi e të mos gjykohet lufta e UÇK-së. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share