Tym toksik në Kroaci: Zjarr në magazinën e plastikës, mbyllen shkollat

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një magazinë me plastikë këtë të mërkurë në zonën e Osijekut në Kroaci, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha me tym toksik.

Mediat vendase raportojnë se autoritetet lokale u kërkuan banorëve që jetojnë përreth magazinës ku shpërtheu zjarri të qëndrojnë brenda banesave të tyre për të shmangur ajrin toksik.

Shkollat janë mbyllur, ndërsa ka raporte të pakonfirmuara për tymin që po shkon drejt Bosnjes në jug të vendit. Po punohet për neutralizimin e flakëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ivan Anusic, guvernatori i rajonit Osijek-Baranja, akuzoi pronarët e magazines së plastikës, kompaninë Drava International, për neglizhencë dhe shkelje të ligjit.

“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë, ky tym është kancerogjen”, tha Anusic për kanalin televiziv N1. “Po shkakton një fatkeqësi ekologjike që do të prekë të gjithë rajonin dhe disa (rajone) fqinje gjithashtu,” shtoi ai.

Anusic tha se ky është zjarri i katërt në objektet e kompanisë Drava gjatë 10 viteve të fundit./tvklan.al


PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share