Turqia vë tarifë prej 130 përqind për drithin e importuar

Turqia do të prezantojë një tarifë prej 130 përqindësh për importimin e drithërave të caktuara, përfshirë grurin dhe misrin.

Ky vendim do të hyjë në zbatim nga 1 maji, raporton Reuters, përcjell KlanKosova.tv.

Tarifa e Turqisë për importim të grurit, më parë ishin hequr, pasi që disa vende të Bashkimit Evropian ndaluan importin e grurit nga Ukraina nga java e kaluar.

Ky vend kishte ulur tarifat për import të grurit dhe produkte të tjera agrokulturore në fund të vitit 2020 dhe një vit më pasë u hoqën.

Korrja e grurit dhe elbit në Turqi nis në muajin maj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share